Rama flet për njësezon të artë turistik: Shqipëria është vendi i fundit në Evropë për vjedhje banesash
Vendi ynë po përjeton një sezon të artë për sa i përket turizmit, me një rritje prej 33% të vizitorëve dhe për këtë çështje ka folur së fundmi edhe kryeministri Edi Rama.
Në një intervistë për emisionin “L’aria che Tira” në LA7, Rama tha se pas një pune të madhe dhe durimi, Shqipëria është çliruar nga stigma e viteve 1990.
“Nuk është një sekret, është një punë e bërë me shumë pasion, me shumë durim në vitet e fundit, që mendoj se kemi arritur të çlirohemi nga stigma që na u ngjit në vitet 1990, kur shiheshim si një vend që nuk guxoje mbi të gjitha të shkoje, sepse ishte “një vend jo i sigurtë”, Shqipëria është vendi i fundit në Evropë për vjedhje banesash“një vend plot me kriminelë”, “me të varfër”. Ndërsa, për t’iu dhënë një shifër që ndoshta nuk e dini, , sa për t’iu dhënë idenë e sigurisë, se pastaj për italianët, Shqipëria është shtëpia e tyre, pasi ne ndihemi italianë dhe ndihemi të lidhur me Italinë”, u shpreh ai.
Kreu i qeverisë paralajmëroi sërish se çmimet në Shqipëri do të rriten, ndonëse fillimisht turizmi është “low-cost”.
“‘Low-cost është fillimisht, pasi në Shqipëri çmimet do të rriten sepse është e natyrshme. Ne jemi shumë të vetëdijshëm se ky turizmi i masës sjell vetvetiu “punën e ambasadorëve” të vendit, që flasin mirë dhe na ndihmojnë për ta forcuar këtë imazh të ri, por ai ka edhe rreziqe të mëdha. Ne po punojmë për resorte që janë luksoze, po sidoqoftë do të na duhen vite. Pra kjo e sotmja nuk është zgjedhje, është një rrugëtim, e në këtë rrugëtim përfshihen edhe çmimet e ulëta”, deklaroi Rama

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


