E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama frikë nga deputetët e tij,për projektligjin  e “Lojrave të fatit”
Politikë

Rama frikë nga deputetët e tij,për projektligjin e “Lojrave të fatit”

Sinjalizimi për refuzim brenda rradhëve të grupit të tij parlamentar të projektligjit për “Lojrat e fatit” ka vënë në lëvizje Edi Ramën. Siç edhe Pamfleti paralajmëroi janë plot 33 deputetë, të cilët janë të vendosur të mos lejojnë  Ramën të bëjë ligj monopolin e tij familjar .

Për këtë arsye ai ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Sociliste dhe ka qenë i qartë në “urdhërin-kërcënim” për deputetët. Në mbledhjen me dyer të mbyllura Rama u ka kërkuar deputetëve, që askush prej tyre të mos mungojë në votimin e projektligjit për ‘Lojërat e fatit’. Numri një i qeverisë është shprehur se ligjin do ta votojnë me shumicë. Po ashtu Rama i ka bërë thirrje opozitës që t’u bashkohet për të votuar ligjin këtë të enjte në seancën e Kuvendit. Të gjithë po maskojnë interesat që kanë direkt, ose indirekt në këtë biznes “industri miliardash”, për të cilin Rama po përleshet me të gjithë, për t’ua marrë e për ta bërë biznes monopol të familjes e bandës së tij.  Mbetet për t’u parë nëse deputetët do t’i binden urdhërit për monopolin mafioz, apo do të bëjnë kthesën përfundimtare, që përcakton edhe fatin e qeverisë “Rama”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.