E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Rama gjobit bizneset e vogla dhe pasurohet vetë”
Politikë

“Rama gjobit bizneset e vogla dhe pasurohet vetë”

Në një takim me strukturat e PD në Belsh, Bash tha se dhuna e tatimorëve ndaj biznesit të vogël bëhet për të “financuar grykësinë dhe luksin e Edi Ramës me disa klientë të tij milionerë”.

“Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai kaloi ligjet që favorizojnë klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa, tarifa dhe gjoba sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.”, tha Basha.   

 

 

0a07feeb-ffc8-4105-b441-827513955db9

Kreu i opozitës tha se keqtrajtimi i biznesit të vogël, sipas tij, ishte një nga arsyet pse njerëzit e braktisën Ramën më 30 qershor, ndersa shtoi se “grabitja dhe babëzia e Edi Ramës, janë sot aktiviteti i vetëm politik dhe ekonomik i tij”.

“Vetëm këtë javë, nga tenderi korruptiv për uniformat e policisë, 15 milionë euro zhduken në xhepat e Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Nga tenderi korruptiv monopolist për sistemin e ri të faturimit të biznesit, që nxjerr jashtë përdorimit kasat fiskale, i shtojnë me ligj një taksë të re deri në 100 euro biznesit. Këtë po e bën një kompani fantazëm, gjoja kroate, por, në fakt është kompania e keshilltarit kroat te Edi Rames dhe paratë do të ndahën me familjarët e kryeministrit.”- u shpreh Basha.

2a741ce1-5f2e-4597-9913-52d1f6a6a36e

“Nëqoftëse para 6 vjetësh raporti i OSBE thoshte që ka 200 milionë euro pasuri, akoma pa u ulur në karrigen e kryeministrit, imagjinoni tani! Tani është vërsulur me shpejtësi që t’i bëjë të gjitha këto grabitje të mëdha menjëherë, pasi e ndjen që po afron ora e fundit. Grabitja, vjedhja dhe hajdutëria e Edi Ramës është arsyeja pse Shqipëria është sot papunë, është arsyeja se përse gjendja ekonomike është sot më e keqja në dy dekada. Ka vetëm një forcë që ka fuqinë politike, përvojën qeverisëse, vizionin, vendosmërinë e, mbi të gjitha, kredon morale për ta sjellë këtë ndryshim përmes zgjedhjeve të lora e të ndershme. Ajo forcë është Partia Demokratike e Shqipërisë.”, theksoi Basha.

2c9cdede-c10d-48fe-afd8-bcdd7f26df3f8e4f99b1-72f4-4d70-b36d-23197f9c07f4159ae96e-f699-45bb-9ccd-f1b22a82ec1e

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.