Rama: Ne 4 vite hapëm 300 mijë vende pune, 38 mijë i kemi gati po nuk ka njerëz
Kemi te formalizuar 180 mijë vende pune. Kemi gati 38 mijë vende pune, shto këtu edhe vendet e punës në bujqësine kalojme 300 mijë vende pune.
Tani qe u bë dhe vetingu do të ketë një bum zhvillimi ekonomik- u shreh Kryeministri Rama ne intervisten me Cim Peken ne “FAKT”
Kryeministri Rama ka thënë se çështja e korrupsionit nuk është vetëm çështje e LSI-së.
Ai shtoi,se ka punuar mjaft mirë me të gjithë ministrat e LSI-së, përveçse me Ylli Manjanin.
“Me të gjithë kam punuar mirë, veç se me Ylli Manjanin. Ai nuk ishte për atë punë”, tha Rama.
I pyetur se përse e pranoi emërimin e tij, Rama tha: “Thashë ta provoja një herë sepse nuk doja ta besoja që nuk ishte për atë punë. Thashë t’i jap një shans”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, ka bërë një shpjegim të gjatë për origjinën e familjes së tij, në shekuj. Gjithashtu Rama ka zbuluar prejardhjen e të parëve të tij, nga babai dhe nëna…
Jam shumë kurioz të di si shumë shqiptarë, cila është origjina e Edi Ramës? Njëherë del nga Berati, njëherë del nga Durrësi, njëherë nga Tirana. Po ju the një detaj të cilën e kam dëgjuar vonë, në një udhëtim që piktori i njohur ka bërë në Tropojë, Kujtim Buza, i ka thënë dikujt që këtej është me origjinë Kristaq Rama. Nga është Edi Rama? Jeni nga Burreli, jeni nga Vlora, jeni nga Durrësi, jeni nga Berati, jeni nga Tirana?
Deri ku është shtrirë pema e familjes tonë, di tu them se të parët e mi nga babai kanë zbritur nga berati në Durrës. Kristaq Rama i I-rë është stërgjyshi im, i cili ishte një përfaqësues intelektual i shtresës së mesme të kohës, kishte pasionin e madh për të hapur shkolla të gjuhës shqipe në atë kohë, dhe ka bërë një rrugëtim nga Berati drejt Durrësit, ku ka qenë dhe në shpalljen e pavarësisë, dhe aty më pas përqendrua familja.
Gjyshi i cili më pas shkoi për të bërë studimet në Itali që të merrte stafetën e të atit, i mori të gjithë paratë e të atit për të bërë shkollën, bleu një super makinë private dhe erdhi pas 6 muajsh dhe përfundoi shofer i kryetarit të bashkisë. Kur vajti kryetari i bashkisë në pritjen e festës kombëtare tek naltmadhnija, naltmadhnisë i mbetën sytë tek vetura dhe kujtoi se ky e kishte blerë me lekët e buxhetit, ndërkohë që ky i thotë se ajo nuk është e ima, është e shoferit, dhe naltmadhnija ja mori shoferin me gjithë makinë kryetarit të bashkisë.
Pastaj historia dihet me tim atë, ai ka lindur në Durrës. Pastaj nga ana e gjyshes nga babai gjithmonë, gjyshja ka qenë motra e Zef Konomit, ishte vajzë e një martesë të një burri katolik nga Shkodra me një grua e cila kishte lindur në Bosnje, e kishte babain kroat nënë veneciane, ata u vranë në një aksident kur fëmijët ishin shumë të vegjël. Dhe gjyshen bashkë e të vëllain i ka rritur kumbari i cili ishte pronari i Grand Hotelit në Shkodër, i martuar me shefen e kuzhinës së Privc Vidit, ajo ishte austriake dhe nga nëna të parët tanë kanë qenë mirditorë, nga zbritur nga Mirdita në Vuno, dhe për këtë arsye shumë nga mbiemrat e të ardhurve në Vuno janë bashkime emrash të katolikëve të Mirditës, si Koleka, Ndrenika. U sqarove se nga jam unë.
Me kaq sa the edhe ju vetë nuk e dini se nga jeni, sepse keni bërë një përzierje kaq madhe.
Unë jam nga gjithë Shqipëria, por faktikisht jam çun Tirone.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


