E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i përgjigjet Metës: Tinka Kurtin dhe Reshat Arbanën t’i vaksinojmë të fundit? Ç’janë këta dembelë që flasin për diktaturë
Politikë

Rama i përgjigjet Metës: Tinka Kurtin dhe Reshat Arbanën t’i vaksinojmë të fundit? Ç’janë këta dembelë që flasin për diktaturë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur menjëherë Presidentit Ilir Meta, pas akuzave të këtij të fundit për vaksinimin e intelektualëve të moshuar mbi 80 vjeç. Sipas Metës, këto janë ndarje klasore që i bëjnë vetëm diktatorët.

Por, Rama e quan Metën dembel aktiv që ka vënë kujën për gjenocid e diktaturë. Kryeministri merr shembull dhe dy personalitete shqiptare për vaksinimin e të moshuarëve intelektualë, mbi 80 vjeç.

“Po ç’janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për genocid  e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80 vjeçarëve! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?”, shkruan Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.