E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ironi me protestuesit dhe Bashën: Ç’faj kam unë që i prishet pllaka Lulzimit. Lyejmë shtyllat me graso që mos…
Politikë

Rama ironi me protestuesit dhe Bashën: Ç’faj kam unë që i prishet pllaka Lulzimit. Lyejmë shtyllat me graso që mos…

Kreu i qeverisë, Edi Rama, nuk i ka kursyer ironitë dhe batutat për opozitën dhe protestuesit.

Gjatë fjalës së tij ai ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Bashën, duke thënë ndër të tjera, “ç’faj kam unë që kur flas 40 minuta, Lulzimit i mbaron pllaka në minutën e 23 dhe i bën gërr gërr gramafoni”.

 

“Se nuk po them kush i ka dëgjuar protestuesit gjatë poshtë dritares pa ia kërcitur plumbin në lule të ballit, pa i prekur me dorë, tani thonë pse na prekni me gaz, po me ca thu prekim, t’ju tundim palmat që tua bëjmë më të lehtë erën nga mbrapa që tu fusim në pushtet, pse faji jonë është që sak erë për të fryrë velat e varkës.

Edhe në mes Parisit, Londër, Nju Jork kërcet dajaku kurse këtu jo, këtu dajakun e ha policia që rri përballe atje dhe merr gurët, kapsollat dhe duhet të ruhet nga lart se mos bie ndonjë nga pema, se hypin dhe në pemë kur dalin në protestë se ca e kanë këtë nuk e kam kuptuar akoma”, tha Rama.

PJESE NGA FJALA E RAMES:

Ne i dhamë të drejtë kryetarit të opozitës të flasë po aq minuta sa flet kryeministri në çdo rast, pse unë e kam fajin që kur flas 40 minuta, Lulzimit i mbaron pllaka në minutën e 23 dhe i bën gërr gërr gramafoni.

Me 6 muaj mungesë grupet e dy forcave rrugore aktualisht kanë folur me shumës e grupi i PS…

Çfarë t’i dëgjojmë më shumë ne, madje kush i ka dëgjuar si i kemi dëgjuar ne këngët e librit të shtëpisë me orar e pa orar, kush e ka ngrënë si e kemi ngrëne ne baltën bojën vezët kush, pse faji jonë është që pasi i konsumuan të gjitha mjetet e forta përfshirë edhe flakadanët këtu vendosën të ikin nga Parlamenti.

Kush i ka dëgjuar këta, më falni, se edhe ju si ata jeni, po ata s’janë këtu.

Se nuk po them kush i ka dëgjuar protestuesit gjatë poshtë dritares pa ia kërcitur plumbin në lule të ballit, pa i prekur me dorë, tani thonë pse na prekni me gaz, po me ca thu prekim, t’ju tundim palmat që tua bëjmë më të lehtë erën nga mbrapa që tu fusim në pushtet, pse faji jonë është që sak erë për të fryrë velat e varkës.

Edhe në mes Parisit, Londër, Nju Jork kërcet dajaku kurse këtu jo, këtu dajakun e ha policia që rri përballe atje dhe merr gurët, kapsollat dhe duhet të ruhet nga lart se mos bie ndonjë nga pema, se hypin dhe në pemë kur dalin në protestë se ca e kanë këtë nuk e kam kuptuar akoma.

Lyejmë shtyllat me graso që të mos kacavirren, ca duan këta, këta kapin çdo lartësi peme, shtylle, të vijnë këtu e ta kthejnë parlamentin në kotec duke i nxjerrë vezët nga vrimat e xhupit të kryetarit të opozitës, vjen kryetari i opozitës me xhup në parlament.

Dëgjojmë edhe Myslym Murrizin që na tregon lidhjet intime me Oerd bylykbashin…

“Pse e kam formuar unë dhe se ka formuar Saliu, ma thoni pak, si e formova unë me Astrit Patozin dhe nuk e formoi Saliu, ku ndryshon Patozi nga Saliu, në një pikë vetëm, ose më saktë nga Luli.
Luli bashke me Saliun merrnin pjesë në aferat e qeverise, Astrit i bënte avokatin këtu me duar në xhepa pa qenë asnjëherë

Patozin e ka futur Saliu në zgjedhje jo unë, një çun për rrugën një për zgjedhje dhe të shohin ku të dalë dhe mirë hoqëm me PD dhe tani u dashka të krijojmë edhe një bindje, pak hoqëm. Si dola unë që paskam nxitur zonjën Hajdari të mos ikë nga Kuvendi as e kam takuar asnjëherë e kam parë vetëm në distancë nga karrigia, dhe nuk kam komunikuar, të më falë ajo po bëj avokatin e vetes, me zonjën Hajdari bëjnë të njëjtën gjë si bënin me të atin e saj sa herë u binte ndesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.