Rama ironizon opozitën me shprehjen e Joe Biden
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën, e cila nuk e pranon humbjen e thellë në zgjedhjet e 14 majit, ku PS mori 53 bashki dhe “Bashkë Fitojmë” vetëm 7.
Sot , kryeministri Rama ka publikuar një shprehje të Presidentit Joe Biden, e cila thotë se “demokracia nuk mund të mbijetojë kur njëra anë beson se ka vetëm dy rezultate në zgjedhje ose ata fitojnë ose atyre u është vjedhur fitorja”.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë thënie kaq aktuale të Presidentit Joe Biden, ju uroj një ditë të mbarë
Demokracia nuk mund të mbijetojë kur njëra anë beson se ka vetëm dy rezultate në zgjedhje ose ata fitojnë ose atyre u është vjedhur fitorja”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



