E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ironizon opozitën në Shkodër
Politikë

Rama ironizon opozitën në Shkodër

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët e Shkodrës, përpara zgjedhjeve të 14 majit.

Ai deklaroi se qyteti ka probleme me furnizimin me ujë, njëkohësisht edhe me pastërtinë në rrugë.

Kryeministri shtoi se ata që kanë 31 vite që fitojnë zgjedhjet në Shkodër, nuk kanë ditur ta bëjnë shembull,  duke e ngritur në standardet e duhura.

“Me sa jam informuar demokratët sado fanatikë të jenë ujin e pijnë pa ngjyrë, kështu e di unë. Bashkinë e Shkodrës e lë pa ujë akoma, edhe atë të Shirokës. Ndërsa për bashkinë e Shkodrës më mirë të ketë një etje blu, se sa t’ua sjellim ujin ne kuçedrat e Tiranës. Përpiqemi t’i gjejmë punës njeriun, jo njeriut punën. Në bashkinë e Shkodrës kanë hyrë njerëz rregullisht që i ka zgjedhur partia, dhe jo njerëz që kanë menduar si ta vënë në dispozicion bashkinë ashtu siç duhet të ishte. Është i njëjti milet, pse Boga është e pastër dhe Thethi është pis?! Nuk janë njerëzit ndryshe, të dyja palët jetojnë me mikpritje, hapin dyert me vizitorë dhe turistë. Pse në Theth sa zbret sheh mbeturina në çdo cep. Pasi në Theth ka një kryetar bashkie që nuk funksionon me punën tonë.

Në Shkodër ata që kanë 31 vite pushtetin nuk kanë ditur ta bëjnë shembull. Shkodra është vetmja bashki në Shqipëri ku kazanët e plehrave qëndrojnë të mbushura plot. Ka njerëz që mendojnë se nuk ia japin Shkodrën Ramës, e shohin këtë si tifozllik. Tani një gjë duhet t’ua bëj këtyre që thonë nuk ia lemë ne Tiranës, tre mandate e kam treguar, si ma leni si s’ma leni ju, unë këtu jam. Ka më shumë gjasa që Shkodrën ta dua unë më shumë se ata që ju vijnë çift dhe që nuk kanë lidhje me Shkodrën. Të paktën unë një pjesë të gjakut e kam nga Shkodra. Unë s’kam pse të mos e dua se e di shumë mirë se këtu është një nga forcat e fjetura të ekonomisë shqiptare. Unë për ekonominë shqiptare jam në këtë detyrë. Këto janë përralla që duan t’i hanë ata që nuk duan të logjikojnë. Edhe stadiumin e Shkodrës unë e bëra, për tifozët e Vllaznisë”, tha Rama.

Nga ana tjetër kandidati Benet Beci, premtoi rrugë të shtruara në të gjithë qytetin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.