E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ka frikë interpelancën nga opozita, Kabexhiu i bën karikaturë
Politikë

Rama ka frikë interpelancën nga opozita, Kabexhiu i bën karikaturë

Edi Rama ka javë që ka braktisur parlamentin dhe mbledhjet e qeverisë.

Skandali McGonigal ka bërë që Rama të zhduket dhe të mos dalë në asnjë takim publik dhe takimet që bën, bëhen pa mediat.

Por problemi më i madh për Ramën, është parlamenti, ku opozita e kërkon me ngulm që ai të japë llogari për lidhjet e Edi Ramës me dosjen e FBI-së për të dhe Charles McGonigal.

Në dosjen e FBI-së, ku Edi Rama përmendet 14 herë, thuhet se McGonigal ka takuar disa herë kryeministrin e Shqipërisë, ndërsa më pas ka marrë edhe 225 mijë dollarë nga Agron Neza, për të nisur hetime ndaj opozitës në Shqipëri.

E për këto arsye dhe të tjera detaje që janë zbardhur prej më shumë se 1 muaj, nga mediat amerikane, Edi Rama ka po kaq kohë që është zhdukur nga parlamenti.

Ndërsa sot Bujar Kapexhiu ka bërë perlën e tij të radhës me karikaturat e tij.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.