Rama këmbëngul,vazhdon të mbrojë interesa private
Edi Rama i cili duhet të ishte kryeministri i të gjithë shqiptarëve duket se po kthehet në kryeministrin e mbrojtjes së interesave private, të biznesenëve.
Pasi kërcënoi kukësianët, hasjanët dhe tropojanët, kryeministri që duhej të ishte i Shqipërisë ka vazhduar sërish me sulmin ndaj popullit të tij.
Me një tjetër mesazh në Facebook, Edi Rama thotë se do të dalë në darkë për të mbrojtur një koncesion të dhënë nga qeveria e tij për një rrugë të bërë me paratë e shtetit dhe për të cilën populli paguan 2 herë taksa.
Ja çfarë shkruan Edi Rama:
Sot në 19.00 komunikim i drejtëpërdrejtë me shqiptarët për krimin e rëndë që u krye ndaj pronës së përbashkët dhe investimit të kryer sipas ligjit, në funksion të sigurisë afatgjatë të lëvizjes dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



