E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama kërcënon pedagogët, kërkon mbylljen e protestës së studentëve
Politikë

Rama kërcënon pedagogët, kërkon mbylljen e protestës së studentëve

Gjatë prezantimit të “Paktit për Universitetin”, kryeministri Rama hodhi akuza ndaj pedagogëve.

Sipas tij ata janë problemi i vetëm i studentëve, duke kërkuar mes fjalësh edhe mbylljen e protestës.

Rama u shpreh se pedagogët nuk duan të marrin përgjegjësitë që i jep ligji për arsimin e lartë.

“Nga ligji ju kërkoni liri, por nuk doni të merrni përgjegjësi. Ligji i arsimit të lartë ju jep liri, ju jep dhe përgjegjësi. Merreni përgjegjësinë dhe na thoni çfarë doni nga ne.

Ne dimë çfarë duan studentët dhe do ti bëjmë një për një. Se ca doni ju ne nuk e kemi kuptuar, ose më saktë unë e kam kuptuar, por nuk kam ndërmend ta them akoma.

Mos prisni ditën kur do bashkohem unë me studentët dhe të vij përballësh jush, dhe t’ju them studentëve se çfarë në fakt ju nuk doni. Nëse unë e kam gabim këtë që mendoj, aq më mirë akoma.

Ju bëhuni bashkë tani dhe ndaheni këtë punë. Do të mbarojë historia e  doktorëve të shkencave që vetëm  me shkencë nuk kanë lidhje apo nuk do mbarojë?

A fillon në vitin 55, a fillon në vitin 65, 85, 95. 2005 apo 2015 këtë do tja thoni ju studentëve jo ne. Ju e dini shumë mirë për çfarë flas unë dhe e dinë shumë mirë sot se çfarë po ndodh. Nuk janë ata grupet e studentëve të ngujuar, problemi janë pedagogët që nuk shkojnë ti japin mësim. Pse nuk shkojnë ti japin mësim? Një student i vetëm ka të drejtë të marrë mësim”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.