E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama mashtroi studentët, hap ekspozitë me pikturat e tij
Politikë

Rama mashtroi studentët, hap ekspozitë me pikturat e tij

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Floida Kërpaçi në një deklaratë për mediat ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kërpaçi pretendon se Rama ka mashtruar studentët për plotësimin e kërkesave të këtyre të fundit, teksa shprehet se kryeministri nuk merret me studentët, por hap ekspozitë me pikturat e tij në Berlin.

‘E vërteta është se kryeministri i ka mashtruar turpësisht studentët duke thënë se ka plotësuar kërkesat e tyre. Ka mashtruar se ka alokuar fond për Arsimin e Lartë, ka mashtruar se ka rikonstruktuar godinat e konvikteve, ka mashtruar përmes paktit 3D të universiteteve.
E ndërkohë që studentët nuk kanë mundësi të paguajnë tarifat e larta, kryeministri hap ekspozitë me pikturat e tij. Studentët nuk kanë libra, nuk kanë konvikte, duhet të kenë banja në konvikte, por kryeministri hap ekspozitë me pikturat e tij. Studentët nuk kanë bibllioteka, studentët nuk kanë kartë studenti por meraku më i madh i kryeministrit është të shkojë e të hapë ekspozita me pikturat e tij’, tha deputetja e LS

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.