E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama mbyll fushatën elektorale në Vlorë: Pas 30 qershorit 4 aventurierët do e godasin njëri- tjetrin me xhezve kokës
Politikë

Rama mbyll fushatën elektorale në Vlorë: Pas 30 qershorit 4 aventurierët do e godasin njëri- tjetrin me xhezve kokës

Këtë të premte kryeministri Edi Rama ka folur nga Vlora, atje ku dhe do të mbyllet fushata elektorale e socialistëve.

Rama u shpreh se opozitës i ka mbaruar “kafja turke” dhe se pas 30 qershorit, vetë opozitarët do të nisin të godasin njëri tjetrin me “xhezvenë” e boshatisur.

Rama: Të katër aventurierët e marrë. Për Saliun nuk po iu flas se e njihni… Po të ishte këtu Saliu sot, do kishte thënë në Vlorë u mblodhën 2 milion njerëz, por në fakt nuk janë kaq, por janë 20 mijë. Nuk janë punonjës, por janë bio nga Vlora e historisë.

Po ja, kujtoheni Bertin e shkretë, me ato skapamentot e makinës dhe çingijet e tij, fisk atë fytyrë ka sot Salvador Haxhi Qametaj, bashkëluftëtari i fallxhores, dhe po atë fytyrë ka dhe i dashuri im Xhuljeta i Saliut.

Për fallxhoren nuk po iu flas, se sot mbaroi kafja turke! Sot u pre korrenti dhe s’ka më vajguri për revolucionin. Sot ka mbetur vetëm xhezvja për t’i rënë njëri- tjetrit dhe do ta shikoni sesi do të fillojë lufta pas të dielës, se çizmja ka mbetur në parlament.

Tani është koha që ju të shisni njëri- tjetrin, sepse Shqipërinë nuk e shitët dot. Gropa që keni hapur aty është, një nga një për ju.

Sipas Ramës, qëllimi i opozitës ka qenë ndalimi i ecurisë së Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Rama: Synonte të dërrmonte dhe gjunjëzonte vetë imazhin, dinjitetin dhe qënien e këtij vendi në sytë e botës. Balta e mbiprodhuar në Shqipëri u shpërnda kudo në formën e fotove të dhunës, me kazanë plehrash në flakë, me njerëz të maskuar që sulmonin policinë, me tym e me gaz, me pamje e me dyer institucionesh ku deri edhe kryhej procesi i përmjerrjes… për të gjitha këto, autorët e këtij plani nuk e fshihnin gëzimin, madje shfaqeshin të entuziasmuar.

Ky plan që do t’i fusë këta njerëz në rradhën e shqiptarëve që tradhëtuan Shqipërinë, nuk synonte rrëzimin e qeverisë, por të Shqipërisë në përpjekje për të filluar negociatat me BE-në. Ky është thelbi dhe shembulli më kuptimplotë i pse-së së gjithë kësaj dhune, si dhe i kokëfortësisë së pashpjegueshme për shumëkënd, por të qartë para meje, ndaj thirrjeve të partnerëve tanë strategjikë. Kjo është arsyeja se përse në 2019, po përsëritet historia e Haxhi Qamilit, i cili thoshte se sa të kem Kavajën e Shijakun, nuk pyes për Francën e Gjermaninë. Kurse sot, Haxhiu i dytë, thotë nuk pyes për BE e SHBA sa të kem Lulin dhe  fallxhoren.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.