E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama mbyll konferencën me mesazhin e qartë: Në do të qeverisim edhe pa opozitën
Politikë

Rama mbyll konferencën me mesazhin e qartë: Në do të qeverisim edhe pa opozitën

Kreu i vendit e ka mbyllur këtë konferencë duke thënë se “Jeta parlamentare për ata që lanë mandatet mbaroi për këtë legjislaturë, por jo ajo politike. Mazhoranca do të vazhdojë të punojë, duke shërbyer me përulësi njerëzve cilado partie qofshin.
Dallimi është se ata që ikën do të përpiqen të përçajnë sa më shumë, kurse ne do të përpiqemi të bashkojmë sa më shumë.”

Kryeministri Edi Rama ka bërë një monolog 30 minutësh, në një reagim të parë të tij pas aktit të fortë të opozitës për djegien e mandateve të deputetëve të saj.

Ajo që ka rënë në sy që në fillim të monolog-konferencës, ka qënë zëri i dridhur i Kryeministrit si konfirmim i presionit të fortë në të cilin ai gjendet nga protestat qytetare dhe sidomos nga lënia e mandateve parlamentare të opozitës.
Gjysëm ore monolog por në fund kreu i qeverisë nuk tha asgjë, thjesht dëshmoi pozitën e vështirë, me shpatulla pas murit, në të cilën ai ndodhet pas vendimit kurajoz të opozitës.

Monologu konfirmoi faktin tjetër që Edi Rama, vetëm kur e ka lakun në fyt, tërhiqet dhe harron të bëjë arrogantin e zakonshëm, duke thirrur në ndihmë “të viktimizuarin”.
Sonte ai tregoi frikë dhe pasiguri për të ardhmen e tij politike, duke mos thënë asgjë tjetër.

Jeta parlamentare për ata që lanë mandatet mbaroi për këtë legjislaturë, por jo ajo politike. Mazhoranca do të vazhdojë të punojë, duke shërbyer me përulësi njerëzve cilado partie qofshin.

Dallimi është se ata që ikën do të përpiqen të përçajnë sa më shumë, kurse ne do të përpiqemi të bashkojmë sa më shumë”, e ka mbyllur fjalën e tij kreu i qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.