E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama me mjekët: Ende nuk jam bërë për spital
Politikë

Rama me mjekët: Ende nuk jam bërë për spital

Edi Rama pati sot një takim me mjekët, dhe me tone krejt të ndryshme nga para dy ditësh, bëri para tyre një lloj parashtrimi, me fokus goditjen në detyrë.

Rama tha se do të bëjë ndryshime speciale në Kodin Penal, për të ashpërsuar dënimet ndaj agresorëve të mjekëve dhe për të ofruar mbështetje e garanci për ta.

Kryeministri u ndal dhe tek një lloj tjetër dhune, sipas tij, që ushtrohet ndaj mjekëve, që është etiketimi i tyre si të korruptuar e hajdutë. Këtu, Rama gjeti rastin për t’iu kthyer edhe njëherë sulmeve ndaj medias, që ai i quan kazan.

Shefi i qeverisë u tha mjekëve se ‘sa herë t’iu shajnë, më kujtoni mua, që nuk kanë lënë gjë pa thënë, dhe ja ku jam, shëndosh’ e mirë’.

Duke e vazhduar batutën, kryeministri u shpreh se nga ana shëndetësore është top, duke u thënë mjekëve se ende nuk ka nevojë për ta.

‘Çfarë nuk ju vret, ju bën më të fortë’, u tha Rama bluzave të bardha, duke cituar Niçen, ku bëri kujdes ta pohonte se e kishte fjalën për filozofin gjerman, jo për Niçen e Shijakut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.