Rama merr në mbrojtje inceneratorin inekzistent të Tiranës
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka justifikuar punën në inceneratorin inekzistent të Tiranës.
Duke iu kundërpërgjigjur akuzave të Agron Shehaj, i cili i tha se ai fshihet pas një kompanie offshore në Holandë, Rama u shpreh me superlative se pagesat për inceneratorin e Tiranës nuk janë ndërprerë, sepse ende nuk ka një vendim gjykate njëjtë si ai i Elbasanit apo Fierit.
“Bashkia i jep para një njeriu në kërkim. Po mirë mo zotëri dhe ndërkohë thoni te të dy të tjerat nuk ndodh. Po pse? Sepse ka vendime gjyqi, prokurorie. Dhe impianti i Elbasanit është sot pronë publike. Ata 450 mln e 21 dhjetorit janë një fantazi sepse nuk kanë fluturuar dhe janë aty. Impianti i Elbasanit është pronë publike, i fierit i sekuestruar dhe do ti kalojë publikut, Tirana paguan shërbimin. Tirana është befasisht e pastër. Doni të bëjmë një provë. Është një provë që se bëjmë dot. Të ndalojmë pagesat për tre ditë e të shihni se ca ndodh me Tiranën. Sepse atje zhvillohet operacion i përditshëm i grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve. Paguajmë shërbimin”, tha Rama.
Duke lëshuar edhe ofendime ndaj tij, Rama i kërkoi deputetit të sillte provat.
“Zoti Shehaj unë jam gjithmonë në dilemë kur iu dëgjoj juve, a jeni idiot, apo bëni vetë. Pasi ju thatë se un fshihem pas një offshore në Hollandë. Dhe unë iu thashë a ka mundësi, të vini këtu e të sillni provën për këto që thoni, pasi kjo është shumë e rëndë. Pasi unë të fshihem pas një offshore në Hollandë, do të thotë se ju duhet të dispononi një provë.
Unë iu ftova që ju të jepni provën, dhe në gjithë atë që thatë, unë nxora përsëri dilemën time, ju jeni idiot apo bëni vetë. Sepse t’i thuash tjetrin që është në krye të qeverisë, që je i fshehur pas një kompanie offshore në Hollandë, dhe pastaj të vish këtu e të bësh një skeç. Këto janë akuza ekstreme, dhe akuzat ekstreme bëhen vetëm në bazë të provave
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



