E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Meta shkroi fatin për të humbur të drejtën për të qëndruar në Presidencë
Politikë

Rama: Meta shkroi fatin për të humbur të drejtën për të qëndruar në Presidencë

Kryeministri Edi Rama, ditën  e sotme, ka paralajmëruar largimin e Presidentit Ilir Meta, pas vendimit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Nga Burreli, Rama tha se Presidenti Meta, sipas tij, e ka shkruar vetë fatin e tij dhe se me vendimin e djeshëm, e ka humbur të drejtën që të qëndrojë më në atë zyrë.

 

Kryeministri e cilësoi vendimin e Metës si “vetëvrasje politike” dhe turp.

“Qeverinë nuk e heq dot asgjë veç votës së popullit. Dje, sipas parashikimeve të mia u shfaq shpëtimtar i atyre që kanë mbetur në rrugë Presidenti i Republikës, duke paralajmëruar një akt që politikisht është vetëvrasje, moralisht është turp si s’ka më turp dhe ligjërisht është nul. Mos u çudisni nëse ju them se nga fronti i shpëtimtarit të opozitës nuk kemi parë gjë akoma, nuk është çmenduria e fundit, do të ketë dhe të tjera. Por do apo nuk do Saliu, do apo nuk do Lulzim, apo filxhani, zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Dje Ilir Meta ka shkruar fatin e tij si President që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë. Të gjithë ata që udhëheqin lëvizjen “Rama ik”, do të ikin të gjithë vetë. Me logjikën e djeshme, Ilir Meta mund të bëjë dhe një dekret që t’i shpalli luftë Amerikës, por është e qartë që ne nuk mund ta pranojmë”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.