Rama miraton kartën e studentit, por nuk i jep buxhet
Vendimi që Ministria e Arsimit ka përgatitur me urgjencë për kartën e studentit nuk ka të përllogaritur asnjë efekt financiar.
Në relacionin bashkangjitur vendimit, Ministria e Arsimit ka detajuar vetëm kostot për shtypjen e kartës dhe ngritjes së Qendrës së Shërbimeve Arsimore, por jo se sa do të kushtojnë lehtësitë financiare që qeveria premton t’u japë studentëve.
“Projektakti shoqërohet me disa efekte financiare si efektet për prodhimin dhe lëshimin e kartës, si dhe implementimin e kartës europiane të studentit të cilat kanë një kosto të përafërt prej 40 milion lekë për vitin e parë,” thuhet në relacionin e projektaktit për Kartën e Studentit.
Sipas dokumentit në këtë kosto, nuk nuk janë përfshirë efektet financiare që rrjedhin nga lidhja e marrëveshjeve specifike mes Ministrisë së Arsimit dhe dhe enteve publike, që ofrojnë shërbimet, të cilat studentët do i përfitojnë me çmime të reduktuara ose falas.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



