E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama në  kërkim të pazareve  për 84 vota!
Sot

Rama në kërkim të pazareve për 84 vota!

Do të kalojë i vetëm “zgjedhoren” dhe ligjet me rëndësi

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot sinjale të qarta se vendi ynë po shkon drejt “partisë shtet”. Kjo do të thotë se vetëm PS është ajo që vendos, udhëheq, voton apo firmos.

Parlamenti ka disa muaj që është në kaos dhe Rama ka paralajmëruar se mund të nxjerrë jashtë loje opozitën, duke tentuar të kalojë reforma thelbësore i vetëm, me ndihmën e votave të “blera”.

Ai foli para gazetarëve pas mbylljes së mbledhjes së qeverisë në Lezhë, ku u shpreh hapur se do nxjerrë jashtë loje komisionin bipartizan për reformën zgjedhore dhe do e miratojë vetë këtë reformë. Po ashtu ai dha sinjale të qarta se do të jetë në kërkim të pazareve për 84 vota, duke i vënë vulën autoritarizmit.

“Kemi parë si në një sallë me 1600 karrige, ata numëronin mbi 5 mijë vetë, martirizim aritmetik i konsiderueshëm. Nuk numërojmë dot 84 veta në 70 e kusur karrige që kemi në parlament, për 84 vota duhen 84 karrige, kështu që sigurisht që për të arritur numrin magjik, duhet të gjesh rrugë ndërveprimi. Që do të thotë, solla shembull Parlamentin italian apo grek, që bëjnë shpesh reforma elektorale, s’kanë komisione bipartizane…

Sigurisht do ishte mirë të bëhej me komision, por problemi është që komisioni bipartizan bëhet me dy palë partizanë, këtu kemi një palë partizanë dhe ballistë, që tani mund të jenë bërë 3 ballistë. Nëse deri në fund të procesit, do të ketë vullnet, bujrum. Nëse jo ndërrojmë faqen dhe vazhdojmë faqen e re pa komision, ka mënyra të tjera. Siç bëjnë të tjerët në Europë”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.