E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama në Përmet: Koha kur socialistët bëjnë 1 mm mbrapa ka mbaruar
Politikë

Rama në Përmet: Koha kur socialistët bëjnë 1 mm mbrapa ka mbaruar

Kryeministri Edi Rama i konsideroi kryebashkiakët e opozitës si çeta që dalin rrugëve. Gjatë një takimi elektoral në Përmet, kryeministri tha se djegia e mandateve u rishfaq në Shqipëri pas rreth 80 vjetësh që kurse ky fenomen u regjistrua në Itali në vitin 1942.

ramama

 

Rama: Bashkitë e drejtuara prej atyre janë katandisur në çeta prej 50 vetash që nuk dinë ku e kanë kokën dhe ku çojnë këmbët. Mjafton të krahasoni Vlorën me Shkodrën që drejtohet prej tyre, e cila është një nga pikat e rëndësishme të shqiptarisë ka mbetur mbrapa. Këtu në Përmet ne kemi pasur të gjithë vullnetit për të mbështetur çdo projekt të kryetarit të Bashkisë.

Ata që sot duhet të ishin para jush siç jemi ne, kanë ikur nga gara dhe kanë ndërmarrë ofensivën më të turpshme, më të dëshpëruar, kundër vetë zgjedhjeve, kundër jush.

Janë vendosur t’ia nxinë jetën këtij populli duke tundur idetë se do të rikthehen ditët e kiametit.

Që nga Italia e 1942 kur ndodhi djegia e mandateve, rishfaqet fenomeni i djegies së mandateve. Në vend që të qëndronin në Parlament që të jenë zëri i atyre që nuk e duan qeverinë, i dogjën mandatet dhe thanë do të futemi në mes të popullit.

Zgjedhjet në 30 qershor nuk janë të miat, janë të popullit. Nuk i kam caktuar unë më 30 qershor, i cakton Kushtetuta.

Koha kur socialistët merreshin në resht si çeta ka mbaruar. Është një Parti Socialiste që ta kthen si ta duash. Kohë që socialistet të bëjnë një milimetër mbrapa nuk ndodh më kurrë. Mirë Saliu, por edhe Luli u mësua.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.