E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama në  zyrë e Ruçit te Kryesia e Kuvendit
Politikë

Rama në zyrë e Ruçit te Kryesia e Kuvendit

Nje dite pasi komisioni pergjegjes miratoi ndryshimin e dekretit te Metes per Teatrin dhe nje dite para seances plenare te se enjtes, Kryeministri Edi Rama i ka shkuar ne zyre kryeparlamentarit Gramoz Ruci.

 

 

Mesohet se ne kete takim qe po mbahet ne Kryesine e Kuvendit është dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, Vali Bizhga dhe Engjëll Agaçi. Kujtojme se nje dite me pare, Partia Socialiste miratoi vetëm me votat e saj ndryshimin e dekretit të Presidentit për ligjin që i hap rrugën prishjes së Teatrit Kombëtar.

Shumica nuk hartoi një projektligj të ri, por ndryshoi ligjin e miratuar një herë nga Parlamenti, nismë e cila u rikthye me dekret nga Presidenti. Ndërkohë që në ndryshimet e lexuara dje nga deputeti i PS-së, Ilir Beqaj, maxhoranca ka plotësuar kërkesat e Brukselit, duke hapur garën për kompanitë e tjera që do të duan të ndërtojnë godinën e Teatrit të ri Kombëtar.

Në draftin e kthyer nga Presidenti, kompania vetme në garë ishte “Fusha shpk”, ndërkohë që në ndryshimet e miratuara dje është futur koncepti i kompanive private. Po ashtu dhe thirrja e hapur për të marrë pjesë në garë. “Thirrje e hapur”, është ftesa e hartuar nga Komisioni për palët private që janë të interesuara për të paraqitur një propozim për realizimin e projektit te zhvillimit te zonës se Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës se re te Teatrit Kombëtar, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj”, thekson amendamenti. Në ndryshimet e reja është shtuar një nen i ri, i cili specifikon se çfarë duhet të ndërtojnë kompanitë që do të garojnë.

“Godina e Teatrit përfshin ndërtimin e objektit, mobilimin e brendshëm, instalimet teknologjike të skenave, instalimet audio/ video, si edhe të çdo elementi tjetër të nevojshëm për një teatër bashkëkohor dhe modern dhe ndërtimi i objektit, aksesi dhe shërbimet për publikun, duke garantuar sipërfaqen aktuale funksionale përreth ndërtimit të ri”, thekson amendamenti. Një tjetër pikë që pëson ndryshim është heqja emrit të kompanisë “Fusha” nga ligji aktual.p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.