Rama nga Tepelena: Sot mbrojmë lumin e fundit të egër në Europë
Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një moment të rëndësishëm për Shqipërinë shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.
Nga Tepelena, Rama tha se sot po mbrohet përgjithmonë lumi i fundit i egër në Europë.
“Është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë sepse sanksionojmë atë që kemi dëshiruar shumë, atë për të cilën jemi zotuar kur kemi marrë mandatin për të qeverisur dhe për ta bërë realitet na u desh kohë për një mijë e një arsye, shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.
Sot ne mbrojmë përgjithmonë lumin e fundit të egër në Europë dhe për të ardhur deri këtu shumë europianë, të cilët i zbutën të tyrët dhe i kthyen tigrat e tyre në mace shtëpiake, u turrën drejt nesh që të mos zbutej tigri jonë”, është shprehur Rama.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka folur pas shpalljes së Vjosës Park Kombëtar.
Kumbaro është shprehur se ky vendim është një shenjë e qartë se Shqipëria po zhvillohet dhe po rritet.
“Më shkroi sot Rexhep Uka, Vjosa është një nuse qëmoti që i duhen treguar hiret. Dhe ky ishte një mesazh shumë i bukur që mora sot. Mbi 12 mijë hektarë dhe ja ku është, Vjosa Park Kombëtar tani. Nuk është përrallë, por realitet, i një pune të bërë nga disa dhjetëra ekspertë.
Është realitet i vizionit të qeverisë shqiptare që ka shpallur mjedisin prioritet. Është realitet i një Shqipërie që rritet, emancipohet. Shenjë emancipimi politik e social. Kjo duket nga komunikimi disavjeçar. Erdhëm deri këtu falë një komunikimi intensiv. Arritëm të ndërtojmë një ekip bashkëpunues mes organizatave mjedisore dhe institucioneve shqiptare.”- tha Mirela Kumbaro

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro

