E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama nxjerr shkrimin e revistës zvicerane
Sot

Rama nxjerr shkrimin e revistës zvicerane

” Si vendet që ëndërron në Karaibe”, 

Kryeministri Rama e ka nisur diten e pare te javes duke ndare me ndjekesit e tij ne rrjetin social facebook shkrimin e revistes zvicerane per vendin tone dhe fteses si nje nga destinacionet qe nuk duhen humbur.

shqiperia

“MIRËMËNGJES ?dhe me këtë artikull të revistës zvicerane “TravelNews”, dedikuar turizmit dhe të apasionuarve pas udhëtimeve, që e rendit Shqipërinë në kalendarin e vendeve në planet që nuk duhen humbur pa u vizituar gjatë vitit, ju uroj një javë të mbarë ?”- shkruan Rama. 

 

TravelNews: Shqipëria mes destinacioneve të vitit 2018

Revista zvicerane “TravelNews” që i dedikohet turizmit profesional dhe gjithë të apasionuarve pas udhëtimeve rendit Shqipërnië në kalendarin e saj të vendeve që duhen vizituar.

Duke renditur disa prej vendeve më të veçanta të planetit me muajt më të përshtatshëm për t’i vizituar “TravelNews” e lidh Shqipërinë me muajin qershor në një artikull që i dedikohet udhëtimeve për vitin 2018.

Shqipëria, vendi që kufizohet me detin Adriatik në perëndim është mi e lirë se sa Kroacia dhe pret më pak turistë se sa Mali i Zi.

Ajo ofron verietet mbreslënës vargmalesh dhe zonash arkeologjike në të cilat koha nuk ka ndryshuar.

Përveç florës dhe faunës shumë të pasur, Shqipëria është gjithashtu shtëpia e shumë parqeve kombëtare.

Çmimet e hoteleve janë jashtëzakonisht të lira, plazhet nuk janë të mbytura me turistë dhe yjërat e kristaltë janë njësoj si vendet që ëndërron të vizitosh në Karaibe.

Nga ana tjetër, 300 ditë diell flasin vetë, atëherë përse të mos udhëtosh për në Shqipëri? / ATA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.