Rama paralajmëron “tërmet” gjatë diskutimeve me ministrat
Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me kabinetin qeveritar.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë, i cili njofton se për më shumë se 16 orë ka diskutuar dhe debatuar me ministrat.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama paralajmëron se mbi bazat e 2022 beson se 2023-shin do ta bëjnë “tërmet”.
“Maratona e diskutimit të fillimvitit në qeveri sapo mbaroi pas 16 orë e 25 minutash, ku kaluam në skaner çdo sektor për vitin që sapo iku dhe debatuam e miratuam objektivat konkretë të këtij Viti të Ri, i cili do të jetë një vit më pranë njerëzve, duke u nisur gjithnjë nga ata më në nevojë”, thekson kryeministri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



