E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama për kryebashkiakët e opozitës: Mos bini viktimë e katërshes Berisha, Basha, Meta, Kryemadhi
Politikë

Rama për kryebashkiakët e opozitës: Mos bini viktimë e katërshes Berisha, Basha, Meta, Kryemadhi

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e kryebashkiakëve të opozitës që i kanë dërguar shkresë KZAZ-ve ku i kërkojnë të lirojnë ambientet pasi në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

“Kryebashkiakë demokratë!Mos bini viktimë e katërshes SB/IM/LB/MK duke nxjerrë pengesa për zgjedhjet.Referojuni ligjit jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë.Nuk ju nxorri PS nga gara po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre. Ligji s’ka mëdyshje”,shkruan Rama.

Bashkia e Kukësit, Skraparit, e Shkodrës, Gjirokastrës, Kamza, Dropulli, Delvina, Lezha, Berati, Pogradeci nisin zbatimin e dekretit të Presidentit Meta i cili anulon 30 qershorin si datën e zgjedhjeve.

Kërkesa mban datën 14 qershor 2019 dhe i drejtohet Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor përkatëse.

Në kërkesë kërkohet heqja e listave të zgjedhësve të afishuara në institucionet arsimore si dhe lirimin e ambienteve ne pronesi te bashkive nga KZAZ.

Bashkia e Pogradecit kerkese KZAZ nr 67

Kerkohet: Lirimi i menjehershem i ambjenteve te KZAZ-se nr 67 ne Pallatin e Sportit “Ajrefi Berberi”

Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Pogradec

Bashkia Kavaje kerkese KZAZ nr 42

Kerkohet: Lirimi i menjehershem i ambjenteve te KZAZ-se nr 42 ne shkollen “3 deshmoret”

Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Kavaje.

Bashkia Berat kerkese KZAZ Nr 64

Kerkohet: Lirimi i menjehershem i ambjenteve te KZAZ-se nr 64 ne Qendren Kulturore “Margarita Tutulani”

Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Berat.

Bashkia Kamez kerkese KZAZ nr 27 dhe KZZA 28

Kerkohet: Lirimi i menjehershem i ambjenteve te KZAZ-se nr 27 dhe 28 ne shkollen “Ibrahim Rugova’ dhe “Isa Boletini”

Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Kamez.

Bashkia e Lezhes kerkese KZAZ nr 12 dhe 13

Kerkohet: Lirimi i menjehershem i ambjenteve te KZAZ-se nr 12 ne shkollen “Hydajet Lezha” dhe “Beslidhja’

Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Lezhe

Bashkia Delvine kerkese KZAZ 87

Kerkohet: Lirimi i menjehershem i ambjenteve te KZAZ-se nr 87 prane Pallatit te Kultures

Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Delvine

Bashkia e Dropullit kerkese KZAZ 80

Kerkohet: Lirimi i menjehershem i ambjenteve te KZAZ-se Nr, 80 ne vatren e kultures ne fshatin Grapsh

Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Dropull

Bashkia Shkoder kerkese per KZAZ 5

“Ne zbatim te Dekretit te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Nr. 11199, date 10.06.2016 “Per shfuqizirnin e Dekretit nr. I 0298, date 05. I 1.2018 te Presidentit te Republikes “Per caktimin e dates se zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore?”, perrnes te te cilit eshte anuluar zhvillimi i zgjedhje me 30 qershor 2019 per organet e qeverisjes vend ore, kerkoj me nga ana juaj:
1. Lirimin e menjehershern te ambjenteve te KZAZ-se Nr, 4 me adrese: Palestra e Shkolles 9- Vjecare “Azem, Hajdari”, Shkoder
2. Heqjen e listave perfundimtare te zgjedhesve te publikuara dhe te afishuara ne qendrat e e votirnit (QV) ne administrim te kesaj KZAZ-je.

Lirimin e menjehershem te arnbjenteve te KZAZ-se Nr. 5 me adrese: Palestra e Shkolles 9- Vjecare “Xheladin Fishta”, Shkoder.
Heqjen e listave perfundimtare te zgjedhesve te publikuara dhe te afishuara ne qendrat e e votimit (QY) ne administrim te kesaj KZAZ-je
Lirimin e menjehershern te arnbjenteve te KZAZ-se Nr. 2 me adrese: Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkoder.

Bashkia Gjirokastër kerkese KZAZ nr 78

Kerkohet: Lirimi i menjehershem i ambjenteve te KZAZ-se Nr, 78 ne Pallatin e Sportit te Gjirokastres.

Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë së Gjirokastres”

Bashkia Skrapar kerkese KZAZ nr 66

Kerkohet: Lirimi i menjehershern te ambjenteve te KZAZ-se Nr, 66 qe ndodhet ne Qendren Kulturore “Riza Cerova”

Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë së Skraparit.

Bashkia Kukes kerkese per KZAZ nr 11

“Bashkia i kërkon lirimin e menjëhershëm të ambienteve të KZAZ-së, nr 11, pranë qendrës kulturore “Hasan Prishtina” si dhe të palestrës sportive të Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Havzi Nela në Kukës. Gjithashtu kërkohet heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë së Kukësit”

Kërkesa që i është bërë KZAZ është edhe për të liruar ambientet. Gjithashtu për dijeni i dërgohet KQZ-së, Presidentit, kryeministrit, ministrit të Brendshëm dhe prefektit të qarkut

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.