E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama për zv/kryeministrin: I merrni të keqen Braçes, për ju rron 2 mijë vjet
Politikë

Rama për zv/kryeministrin: I merrni të keqen Braçes, për ju rron 2 mijë vjet

Në komunikimin me gazetarët nga kryeministri Edi Rama nuk I ka kursyer edhe batuat.

Këtë herë në qendër të vëmendjes ka qenë zëvendës kryeministri i propozuar në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Erion Braçe.

Rama i ka adresuar një mesazh të gjithë atyre që gjejnë argument për ta goditur zgjedhjen e Braçes, duke i thënë se i merrin të keqen të gjithë, pasi për ta ai rron dy mijë vjet.

Rama u shpreh:

Erion Braçe, besoj se tregon të kundërtën e asaj që propagandohet. Unë nuk jam një person që dëshiroj të punoj e rrethohem nga njerëz që janë dakord me mua për gjithçka. Braçe është një provë fantastike që rrëzon këtë propagandë se si i shikoj unë marrëdhëniet me bashkëpunëtorët. Ajo që shihni në debate në televizor, është një e njëqinda e asaj që ndodh ne debatet tona të brendshme. Jemi një familje që kundërshton e bëjnë mirë dallimin mes qëllimit të përbashkët… Dua t’i them gjithë atyre që kanë kërkuar arsye dhe argumenta për ta goditur zgjedhjen e Braçes: I merrni të keqen të gjithë. Për ju ai rron dy mijë vjet se unë rroj një mijë”.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.