E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama  premton: Nuk mund të jetoj gjithë jetën si Romeo
Politikë

Rama premton: Nuk mund të jetoj gjithë jetën si Romeo

Vijon shpalosja e programit per 30 qershorin

Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë takimit elektoral në Dropull, nuk ka kursyer batuta me Bashën, teksa ka deklaruar se njëherë u bë si Romeo, por nuk mund të jetojë si ai.

Kreu i qeverisë solli sërish në vëmendje paktin politik mes tij e Bashës para zgjedhjeve parlamentare të 2017, duke thënë se në atë kohë u përqafua me Xhuljetën dhe i dha çfarë donte nga pushteti.

“Është një situatë që duhet ta trajtojmë dhe si një lloj situate klinike të opozitës. Prandaj, më 30 qershor është e rëndësishme të mbyllet procesi dhe të gjithë të marrin atë që iu takon.

Nuk e kemi fare qëllimin që t’i kapim të gjitha, se dy vite më parë e kishim gati. Nuk donin të bënin marrëveshje, Amerika u dorëzua, tha bëni vetë marrëveshje. Xhulieja rrinte te dritarja thoshte ‘do hidhem, do hidhem.

Nuk i thoja dot hidhu, po në ballkon aty në kat të tretë u përqafuam, mori ca deshi, ministri, drejtori, KQZ. Atëherë të paktën nuk i dogjën mandatet, nuk gjuanin me molotov. Siç duket tani mendojnë se duke i djegur të gjitha, do i marrin të gjitha.

Me gjithë keqardhjen për Xhuljetën, unë Romeo mund të bëhem njëherë, por nuk mund të jetoj si Romeo”, ka theksuar Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.