E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama propozon këshilltaren e tij në krye të SHISH
Uncategorized

Rama propozon këshilltaren e tij në krye të SHISH

Kryeministri Edi Rama ka propozuar një emër për kreun e ri të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Rama i ka sugjeruar presidentit Bajram Begaj Vlora Hysenin si drejtoren e re të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë, i cili pretendon se Hyseni ka përgatitje të spikatuar dhe eksperiencë.

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.Vlora Hyseni drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.”, shkruan Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.