Rama publikon videon e efektives së plagosur: Ina vajzë fantastike, nesër e nisim për mjekim në Stamboll
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në mbrëmje, një video nga brenda spitalit, ku shihet efektivja e plagosur me kapsolla, Ina Nuka.


“Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të. Në Policinë e Shtetit ajo s’ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim. Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër. Më kërkoi t’i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje. Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për ty“, shrkuan Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



