Rama pyetet për ndryshime në qeveri. Çfarë deklaron nga selia e PS-së
Kryeministri Edi Rama pas takimit të Kryesisë së Partisë Socialiste, u pyet nga gazetarët për ndryshime në qeveri.
Rama: Pse? Nuk ka ndryshime në qeveri. Janë fantazi që bëhen edhe nga temperaturat e larta.
-E keni deklaruar edhe vetë z.kryeministër.
Rama: Nuk kam deklaruar që do të ketë ndryshime kam thënë që do të ketë një sërë detyrash dhe detyrat janë bërë.
Rama u pyetet edhe për deklaratat e Presidentit Ilir Meta, sipas të cilit kryeministri i kishte çuar një mesazh ku i thoshte se do të eliminonte LSI-në.
“Për fat të keq të atyre që ende e besojnë këtë opozitë, nuk ka nevojë për plane për të eliminuar opozitën, sepse opozita është në kapacitete të plota për t’u vetë eliminuar dhe siç e shikoni procesi i degradimit vazhdon në një rrugë që e kanë zgjedhur vetë. E rëndësishëm për ne është t’i qëndrojmë besnik të gjithëve edhe atyre që na votuan dhe atyre që nuk na votuan, pastaj këto historitë 7 herë 7 bëjnë 42, ja lemë opozitës”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



