Rama reagon për Kadastrën online: Është një sistem që noterët dhe “hienat” i nervozon, por…
Që kur institucioni i Kadastrës kaloi në sistemin online, qytetarët kanë shprehur shqetësimet se nuk po marrin shërbime. Për këtë ka reaguar edhe Rama, i cili tha se rezulton e kundërta, pasi janë marrë më shumë shërbime sesa kur ishin sportelet.
Sipas kryeministrit, sistemi i ri kërkon pak kohë kur përdoret në fillim, por theksoi se kjo i nervozon noterët dhe ata që qëndronin rreth e rrotull Kadastrës si hiena.
Pyetje: Kadastra e kthyer në online është një makth për qytetarët, nuk marrin dot shërbime dhe ju janë shtuar edhe kostot, ka qenë një nga nismat tuaja që ju e keni promovuar, por duket se dixhitalizimi në Kadastër nuk po funksionin
Edi Rama: Faktet flasin ndryshe, nëse shihni volumin nga Kadastra krahasuar më parë është më i lartë, shërbime të dhëna. Është një sistem që noterët i nervozon, shumë të tjerë që kanë qëndruar rreth e rrotull Kadastrës si hiena janë jo të nervozuar, por shumë të agresivizuar dhe mbi të gjitha ky sistem do pak punë në fillim kur ta përdoresh.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



