E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama reagon sërish për protestën: U dhatë material atyre që nuk duan hapjen e negociatave
Politikë

Rama reagon sërish për protestën: U dhatë material atyre që nuk duan hapjen e negociatave

Në lidhje me protestën e djeshme të opozitës reagoi sërish sot kryeministri Rama.

Ai shkruan se në sytë e kombëtarëve ajo i uli pikë Shqipërisë.

Sipas Ramës kjo ngjarje sjell material për ata që duan të bllokojnë hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Çfarë trishtimi pasqyra e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë!

Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE! TURP”, shkruan Rama.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.