E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama replikon me komentuesin: Ti më merr të keqen mua se unë s’jam politikan, ashtu siç kujton ti …
Politikë

Rama replikon me komentuesin: Ti më merr të keqen mua se unë s’jam politikan, ashtu siç kujton ti …

Pas një pauze të gjatë, në këto kohë kur Edi Rama po vazhdon spektaklin propagandistik të “luftës kundër informalitetit”, (aksion që e ka nisur disa herë gjatë qeverisjes së tij) dhe po përpiqet që të largojë vëmendjen nga kriza e rëndë politike dhe skandalet e shumta korruptive, i është rikthyer polemikave me ndjekësit e tij në Facebook.

Poshtë një postimi për luftën “pa mëshirë”, që po bëka qeveria e tij kundër atyre që nuk lëshojnë kuponët tatimorë duke vjedhur xhepat e qytetarëve, Rama i është përgjigjur Lulzimit (Jo kreut të PD-së Basha), i cili i shkruan se të gjithë politikanët shqiptarë vjedhin, por ti “ke punuar” më shumë se të gjithë.

“Nuk ka politikan që nuk vjedhin, por unë mendoj se ti ke punuar më shumë nga të gjithë”, i shkruan Lulzim komentuesi.

Por pas kësaj të vërtete të thënë troç, Edi Rama i tërbuar i është kundërpërgjigjur në mënyrën më qesharake të mundshme, duke pretenduar se “nuk jeton për të mbushur xhepat me lekë”, por për të mbushur jetën me kuptim, me ëndrra e me kujtime…

“Ti më merr të keqen mua se unë s’jam politikan, ashtu siç kujton ti dhe nuk jetoj për të mbushur xhepat me lekë, po për të mbushur jetën me kuptim, me emocion, me vepra, me ëndrra e me kujtime!”, i kthehet i tërbuar Rama, qytetarit Lulzim

.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.