Rama sajon 4 poste shtesë në parti, për të besuarit Cakaj, Lleshaj, Shahini dhe Balluku. Për vetëmbrotje e survejim në kupolën e PS
Kryeministri Rama, ka nisur të vetë-mbrohet politikisht dhe nga grupi i tij i afërt, që janë deputetë, ish-ministra e ministra, drejtorë e ish-drejtorë dhe anëtarë kryesie të partisë, mbasi ka kuptuar, se disa prej tyre, të veçuar e në lëvizje bashkimi, po punojnë kundër tij në kupolën e PS e në zona.
Pas “dajakut” që hëngri në Samitin e Berlinit, ku Merkel-Macron, ia thanë troç, se ka rënë si kryeministër e qeveri, nga frika e pritshme logjike, se mund të rrëzohet edhe si kryetar partie, Edi Rama, tamam si Berisha në vitet 1992-2000, përballë grupeve Ceka, Pashko, Pollo, Baleta e Kalakula, ka menduar të parandalojë goditjen e beftë fatale, duke tentuar të shuajë “shkëndijën” që është ndezur brenda e jashtë PS.
Prej disa ditësh, “Bleta a Artë”, ish-Zv/ministrja e Financave, Irena Beqiri, ka nisur të denoncojë publikisht, gjithë rrjetin e “kanaleve të zeza”, ku Rama, Linda, Olsi, Balla, Vilma, Ahmetaj, Dako, Peleshi, Sejdini, Nikolla, Beqja, Balluku, Klosi, Gjiknuri, Manastirliu, Ulaj, Fusha, Ahmetaj, Gjoka, Çela i OSHEE dhe Hetoja i KESH, kanë kaluar miliardat e borxheve të huaja, taksave, koncesioneve, qirave, privatizimeve e donacioneve.
Nga jashtë PS, prej disa ditësh, Arben Malaj, ish-ministër dhe figurë e njohur e PS, me ndikim tek socialistët e “Zonës Operative” Vlorë-Gjirokastër, i nxitur nga Nano(istët), ka dalë me akuza për korrupsion e shkatërrimin të imazhit të PS, ashtu si Dade, Çavo, Sherifi e të tjerë, të cilëve, Rama ka informacion se u janë bashkuar deputetë, kryebashkiakë, ish-prefektë, drejtues të partisë në zona, socialistë të lënë rrugëve, madje dhe ish-ministra, me të cilët ka bërë zullume.
Thuhet se para mbledhjes me Grupin Parlamentar të PS, Edi Rama ka biseduar “kokë më kokë”, me grupin e besuar Balla-Manja-Dako, për të marrë masa vetë-mbrojtëse e goditëse brenda PS, ndaj atyre që po synojnë rrëzimin e tij nga kolltuku i partisë, që mendohet se dirigjohen nga Xhafaj-Veliaj.
Për të zbuluar e mbajtur nën kontroll lëvizjet e “puçistëve”, Rama ka vendosur të sajohen e shtohen, 4 poste të reja drejtuese partiake në kupolën e PS, për gjoja rritjen e eficencës së menaxhimit të punës me bazën socialiste, por faktikisht, do të kenë mision “zbulimi”.
Këto 4 poste, do jenë shtesë në struktrën drejtuese të Sekretariatit të PS, me fuqi kontrolluese e vlerësuese, për punën që bëjnë drejtuesit në kupolën e PS në qendër e zona, ose më qartë, survejim i veprimtarisë së udhëheqjes, nga 4 “sy e veshë special”, të kryetarit të partisë.
Sipas informacionit, kreu i PS, me fuqinë që i jep Statuti, por edhe “statusi de-facto” si pronar i partisë, që pa pyetur askënd, emëron e shkarkon cilët të dojë në parti e qeveri, ka vendosur të shtojë edhe 4 Sekretarë në “Byronë” e PS, ku do të emërojë 4 të besuarit Gent Cakaj, Sandër Lleshaj Besa Shahini e Belinda Balluku.
Në fillim të javës tjetër, Rama ka vendosur të bëjë publik këto poste e emërime të reja, që parashikojnë vetëm funksione survejimi të përqëndruar dhe vlerësimin “bardhë e zi”, të veprimtarisë së drejtuesve të PS, sidomos, të atyre që janë skeduar si “Grup puçist”.
Ja katër postet e reja, që ka sajuar e do shtojë Edi Rama dhe 4 të besuarit që do emërohen
GENT CAKAJ: – Krye-sekretar, për mbikëqyrje-vlerësimin e veprimtarisë së sekretarëve të PS dhe kordinator kontakti, për marrdhëniet e tyre me kryetarin e PS.
SANDËR LLESHAJ: – Sekretar, për mbikëqyrje-vlerësimin e aktivitetit partiak, të drejtuesve të pushtetit lokal të PS dhe kordinator kontakti, për marrëdhëniet e tyre me kryetarin e PS.
BELINDA BALLUKU: – Sekretare, për mbikëqyrje-vlerësimin e aktivitetit të deputetëve të PS në zona dhe kordinatore kontakti e tyre, për marrëdhëniet me kryetarin e partisë.
BESA SHAHINI: – Sekretare për mbikëqyrje-vlerësimin e punës, të kordinatorëve të kryesisë së PS në zona dhe kordinatore kontakti e tyre, për marrëdhëniet me kryetarin e partisë.
DISA PYETJE PËR SITUATËN KRITIKE NË KAMPIN “RILINDJA”
– Ç’ po ndodh në kupolën e PS, pas kthimit të Ramës me fytyrë “mavi” nga Samiti i Berlinit?
– A është kjo vetëmbrojtëse e Ramës, bindja se pas 14 vitesh sundim, i erdhi fundi në krye të PS?
– A ka më fuqi dhe a do arrijë Rama i lodhur, ta shuajë lëvizjen kundër tij, me survejime?
– Cili është grupi brenda PS, që po përgatit Promemorien “Qershori-Anti-Rama”, pas vendimit për mos hapjen e negociatave?
– A po përgatit treshja Nano-Xhafaj-Veliaj, një tjetër grup “Mjaft” e cili (cila) do ta drejtojë, që pas vendimit për mos-hapjen e negociatave, të hedh mbi ndërtesën e PS, domate, kastraveca e letra higjenike, me fytyrat e Ramës, Ruçit, Ballës e Manjës?Pamfleti
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



