E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Rama sakrifikoi Fatmir Xhafën për….”, Ish-kryeministri tregon prapaskenat
Politikë

“Rama sakrifikoi Fatmir Xhafën për….”, Ish-kryeministri tregon prapaskenat

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar sot pas dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Berisha shkruan në Facebook se Edi Rama sakrifikoi Fatmir Xhafën, për të shpëtuar Vangjush Dakon dhe lëkurën e tij.

Ndërkohë që minsitrin e ri të Brendshëm, Sander Lleshin e quan si vasal.

“Edvini, kreu i meduzes, mafies shteterore me te rrezikshme te Europes, shiti Xhafen per te shpetuar Gjushin dhe lekuren e tij!

Te dashur miq, pas nje beteje te furishme, opozita shqiptare ia doli ti jape nje goditje te merituar familjes mafioze Xhafaj, Agron/Geroni ne burg dhe aty e ka vendin Fatzi Xhafa, njeru qe futi ne polici te gjitha metodat e punes te mafies se policise sekrete hoxhiste per te mbrojtur lekuren dhe karrigen e tij.

Ne nje aspekt opozita ia doli. Por shtylla kryesore e botes se mafies, krimit te organizuar, korrupsionit, kreu i meduzes ne Shqiperi eshte Edvin Kristaq Rama, i cili ne nje moment kritik per veten e tij sakrifikoi Xhafen per Gjushin dhe vendosi ne krye te ministrise nje vasal te tij.

Kakistokracia e Shqiperise eshte ne agoni. Asgje, asnje vasal as dhe paterice nuk shpeton Noriegen nga verdikti i afert i revoltes popullore”, shkruan Berisha.

Sali-Berisha-doreheqja-Xhafes

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.