E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama, së shpejti pritet  të çelë ekspozitën me pikturat e tij në Athinë
Politikë

Rama, së shpejti pritet të çelë ekspozitën me pikturat e tij në Athinë

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Athinë, në Greqi në datat 20 dhe 21 mars.

Sipas asaj që raportohet në media, Rama pritet që këto ditë të çelë ekspozitën me pikturat e tij.

Gjithashtu gjatë vizitës do të zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias. Në këtë takim do të jetë e pranishme edhe ministrja Olta Xhaçka.

Në datën 20 pritet të hapet edhe ekspozita e Ramës në “Zapion Megaro”, në të cilën do të shoqërohet edhe nga homologu grek Kyriakos Mitsotakis.

Takimet në vijim do të jenë me kryetarin e parlamentit Kostas Tasulas dhe me presidenten Kateriana Saqelaropoulu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.