E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Shoku im Luli më ka dalë nga duart, por në 1 korrik…
Politikë

Rama: Shoku im Luli më ka dalë nga duart, por në 1 korrik…

Edi Rama po përpiqet me batuta të bindë socialistët e tij, por ndoshta edhe opinionin publik se në vend nuk ka krizë politike. I tillë ishte edhe rasti i takimit Roskovec, ku kryeministri i vendit ka bërë një sërë deklaratash se gjithçka është normale dhe si me shaka e ka banalizuar situatën.

“Shoku im Luli më ka dalë duarsh dhe që kur ka dalë nga unë po shkon poshtë e më poshtë. U desh të vinte Meta që të na dukej Nishani si burrë shteti.

Nuk ka asnjë arsye të ketë një 97. Sot kishin filluar të bënin shkresa. Unë them që fajin nuk ua ka PS që nuk jeni në garë. Ne na vjen keq, që po bëhet një garë e çuditshme.

Po largohem me një amanet për socialistët: “Mbajini fqinjët tuaj demokratë afër”. Kolegët nëpër punë, fermerë në arë, thuajuni që: “E para njëherë të sigurojnë veten që mos të shkojnë t’i bien me kokë murit të ligjit”.

Më 30 qershor do ketë “Rama ik”, por iu them se me datë 1 korrik, do dëgjoni “Luli ik” nga vetë demokratët” – tha Rama. ©LAPSI.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.