E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama shpjegon tek Batoni pse tha : “What the fuck”, BE në krizë, nuk arrin të mbajë fjalën që jep
Politikë

Rama shpjegon tek Batoni pse tha : “What the fuck”, BE në krizë, nuk arrin të mbajë fjalën që jep

Kryeministri Edi Rama u shpreh këtë të hënë në një emision televiziv nga Kosova se, “BE është në një krizë dhe nuk arrin të mbajë fjalën që jep”.

Deklaratën e bëri pasi u shpreh se, Kosova i është përmbajtur kërkesave të Bashkimit Europian, duke përmendur demarkacionin. Por, shtoi kreu i qeverisë, ende nuk janë hequr vizat për Kosovën nga BE.

 

rama-1

Rama shpjegon “What the fuck”: Doli aty për aty …

Kryeministri Edi Rama ka thënë se fraza “What dhe fuck” që përdori sot në mbledhjen e dy qeverive në Pejë, nuk ka qenë e planifikuar të thuhet.

“Doli aty për aty, natyrshëm dhe besoj se e përvijon më së miri në mënyrën më sintetike gjithë frustrimin e një situate që gjendet procesi tërësor në të gjitha planet, procesi i integrimit të mëtejshëm të Kosovës, të rajonit, procesi i ndërveprimit rajonal dhe procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Rama në një intervistë me gazetarin Baton Haxhiu, në emisionin “Zona B”, në Klan Kosova.

rama

Ky shpërthim, Rama ka thënë se erdhi pas një bisede me ministrit të Punës dhe Mirëqenies i Kosovës, Skënder Reçica.

“Buroi nga tregimi i Ministri të Punës dhe Mirëqenies Sociale, që më tregoi se kur kishte shkuar në Beograd për një takim rajonal deri në dy të natës i rrinin mbi kokë disa miq evropianë, sigurisht nën presionin e serbëve që ai të garantonte që të nesërmen kur të fliste nuk do të përmendte termin, Republikë e Kosovës. Kjo doli sepse kjo është situata në tërësi. Nuk është thjeshtë ai moment por një tërësi gjërash që po ndodhin”, është shprehur Rama.

“What the fuck” u përdor sot nga Rama teksa shprehu kundërshtinë ndaj qëndrimit të Serbisë dhe sipas tij, dyfytyrësinë e saj karshi Kosovës, por që me të shprehu kritikë edhe ndaj Bashkimit Evropian për qëndrimet ndaj dy shteteve, edhe Kosovës edhe Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.