E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama sonte në “Porta a Porta” të Bruno Vespës,  Basha i pranishëm me një intervistë
Politikë

Rama sonte në “Porta a Porta” të Bruno Vespës, Basha i pranishëm me një intervistë

Sonte Kryeministri shqiptar Edi Rama do të jetë në Itali, siç e konfirmoi ai vetë në Twitter. Burimet thonë se kryeministri do të jetë i ftuar në programin televiziv “Porta a Porta” të Bruno Vespës në Rai Uno.

“Në Itali për 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë, pas dëmtimit të imazhit ndërkombëtar për shkak të shprehjes së dhunës së turpshme nga 16 shkurt e tutje, çka dëmton investitorët dhe planet e tyre në turizmin që punëson dhe ushqen mijëra njerëz “- shkruante Rama pak orë më parë para se të nisej për në Itali.

Mediat italiane i kanë dhënë vëmendje të veçantë situatës në Shqipëri, protestave të pas dorëheqjeve të deputetëve nga mandatet e tyre të përkufizuara si paqësore, por që sollën në vëmendjen e të huajve foto dhe video të dhunës në faqet e mediave kryesore evropiane.

Gjithashtu,thonë se debatit këtë mbrëmje në “Porta a Porta” – emision që transmetohet në Rai pa ndërprerje që nga viti 1996 – do të jetë më shumë gjasa edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, hipotezë kjo ende e pakonfirmuar.
Gjithsesi zëra brenda PD-së thonë se Basha ka dhënë një intervistë më parë për këtë emision e cila do të transmetohet ndërsa Rama do të jetë në studio.

Kryeministri foli i pari në seancën parlamentare të kësaj mëngjes, duke iu referuar protestës jashtë parlamentit:

“Unë marr fjalën i pari sepse unë duhet të largohem për të shkuar në anën tjetër të detit dhe t’u shpjegoj fqinjëve italianë ato pamje të tmerrshme.

Ajo që po ndodh sot është vazhdimi i një rruge pa dalje në det, ku e vetmja gjë e re përfaqësohet nga vendimi politik vetëvrasës i udhëheqësve të opozitës. Ne jemi në derën e një sezoni të ri të një seriali të vjetër.”, tha Rama. albanianews

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.