E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama takim ilegal në Durrës, Bylykbashi: Frika po e bën të fshihet ?këtë soj miu
Politikë

Rama takim ilegal në Durrës, Bylykbashi: Frika po e bën të fshihet ?këtë soj miu

Ish deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reagur me një shenim në faqen e tij në facebook për një takim ilegal, sipas tij, të Kryeministrit Rama me strukturat e PS në Durrës.

“Kryeministri ilegal, nën panikun e protestës qytetare, anuloi një takim ‎të madh në Durrës dhe në ilegalitet të plotë, organizoi në periferi të Durrësit një takim me strukturat e ngushta të Partisë Socialiste të Durrësit që është zhytur në llumin e krimit”, shkruan Bylykbashi

Ja postimi i tij i plotë:

Kryeministri i banditëve që ka frikë njerëzit‎

‎Kryeministri ilegal, nën panikun e protestës qytetare, anuloi një takim ‎të madh në Durrës dhe në ilegalitet të plotë, organizoi në periferi të Durrësit një takim me strukturat e ngushta të Partisë Socialiste të Durrësit që është zhytur në llumin e krimit.

Porosia ishte e hekurt: policia, administrata dhe militantët të mos thonin asgjë.

Frika po e bën të fshihet ‎këtë soj miu qe e quan vetën kryeminister.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.