E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama takim me pedagogë dhe studentë të “Ismail Qemalit” në Vlorë: Mos  prisni gjithçka nga qeveria, por…
Politikë

Rama takim me pedagogë dhe studentë të “Ismail Qemalit” në Vlorë: Mos prisni gjithçka nga qeveria, por…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në universitetin e Vlorës, “Ismail Qemali”, ku të pranishëm ishin staf akademik, studentë shqiptarë dhe të huaj. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se sjellja e dijes së universiteteve të huaja është domosdoshmëri. 

Mes të tjerash ai shtoi se synimi është që në universitetet shqiptare të ofrohen programe me standardet e vendeve të BE.

“Besoj se me reformën e arsimit të lartë, me hapat që po hidhen jo pa vështirësi, por në mënyrë sistematike, po krijohen hapësira për ta parë veten universiteti si pjesë e një rrugë ku nuk pritet gjithçka nga qeveria, por nga ndërveprimi dhe me universitetet e tjera. Universitet duhet t’i shfrytëzojë mundësitë.

Sa i përket nevojave dhe kërkesave tuaja, ne kemi qenë dhe do të jemi të gatshëm që të mbështesim universitetin me të gjitha mundësitë që kemi. Një pjesë e këtyre gjërave do të zgjidhen hap pas hapi për infrastrukturë dhe laboratorë. Bashkia s’ka lidhje të drejtpërdrejtë me universitetit, por është drerë e hapur për ju.”, tha Rama. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.