E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama tërhiqet pas reagimit të ambasadës amerikane/ “Nuk kam paralajmëruar asnjë ‘non-grata'”
Politikë

Rama tërhiqet pas reagimit të ambasadës amerikane/ “Nuk kam paralajmëruar asnjë ‘non-grata'”

Kryeministri Edi Rama në një reagim në rrjetet sociale thotë se nuk ka paralajmëruar asnjë “non grata” tjetër.

Rama thekson se ai vetëm ka kujtuar se politika amerikane nuk është muhabet gjize dhe byreku siç bëjnë “non gratat” e Tiranës.

“Nuk kam paralajmëruar asnjë ‘nongrata’! Thjesht kam kujtuar se politika amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon”, shkruan Rama në “Twitter”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.