E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama “thumbon” Kryemadhin: Ke qenë aleat me dikë që kafshonte deri dje
Politikë

Rama “thumbon” Kryemadhin: Ke qenë aleat me dikë që kafshonte deri dje

Kryeministri Rama ka ftuar ditën e sotme gjatë seancës parlamentare që të pranojë dialogun dhe të ulen në një tryezë për të diskutuar për tre nismat e opozitës dhe mos të kërcënojë me ultimatume.

“Nuk po zgjatem shumë, por edhe njëherë, unë e kuptoj dhe në këtë rast të gjithë e kuptojnë se përse të duhet kjo Lulzim kjo retorikë e trimit të madh që nuk ka shokë shumë dhe ka përballë frikacakë që nuk ja dalin dot të ballafaqohen me sfidat e këtij trimi, kjo është shumë e qartë, por edhe njëherë, do ta bëj këtë parantezë deri kur të humbas shpresën dhe të mos angazhohem më në këto debate, respekto që të të respektojnë, tha Rama.

Kryeministri “thumboi” edhe Kryemadhin në momentin që Lulzim Basha përmendi kafshimet. “Se dole deri te kafshimet se ke qenë aleat me dikë që kafshonte deri dje. Goxha burrë. Se nuk je goxha burrë prandaj e the. Nuk je në ëndërr është ora 12 e drekës, zgjohu lëri këto. Kafsho, kafsho. E di nga e ke, aleati që ke pasur në krah, kafshime në vesh në qafë” tha Rama.

Kujtojmë se “kërcënimi” të Monika Kryemadhit në 17 Maj 2020 pas shembjes së teatrit, që tha se “Jam këtu për të protestuar aq sa kam mundësi të bëj sot. Unë do ja ha veshin Edi Ramës kaq po u them” tha Kryemadhi asokohe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.