E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama tregon ndryshimet në Kodin Penal, ja për çfarë rrezikoni burgun
Politikë

Rama tregon ndryshimet në Kodin Penal, ja për çfarë rrezikoni burgun

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka prezantuar sot ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS-se, ndryshimet ne Kodin Penal, si ndeshkim i rende i atyre qe abuzojne me shendetin, dhunojne njerezit ne krye te detyres, apo shkelin fushat e futbollit.

Per te gjithe, Rama, deklaroi prere se ndeshkimi shembullor do te jete burg.

Ne fjalen e tij Rama ka folur edhe për skandalin me sigurinë ushqimore, ndërsa tha se deri tani janë gjobitur ata që kanë shkaktuar këto dëme, por tashme masat do të jenë më të ashpra, deri në burgosjen e tyre.

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS , Rama u shpreh se “Produktet tona bujqësore janë të shëndetshme dhe për këtë mjafton një fakt në 300 mijë tonë produkte bujqësore të eksportuar në BE, asnjë kamion i vetëm është kthyer për shkak të cenimit të standardeve evropiane të sigurisë ushqimore, por ka fatkeqësisht individë edhe subjekte që kryejnë krime kundër shëndetit të njeriut, ia kanë hedhur 30 vjet me gjoba që nuk janë asgjë krahasuar me fitimin e tyre”.rama

“Kjo nuk mund të vazhdojë kështu, këtyre forcave të së keqes në shoqërinë tonë që guxojnë të kërcënojnë shëndetin e fëmijëve tanë dhe këtyre që në këtë vend jetojnë dhe konsumojnë  ushqim do t’u rezervojmë ndëshkimin e heqjes së lirisë së aktivitetit dhe të lirisë individuale gjithashtu”, u shpreh ai.

“Masa e dënimit do të jetë burg deri në 10 vjet. E njëjta gjë për prodhimet ushqimore jashtë afatit të përdorimit,

Nuk ia ka borxh asnjë familje kësaj qeverie që të rri e të bëjë sehir dhe nuk sjell asnjë zgjidhje sistemi i punës duke i gjëmuar nga pas tek për tek duke negociuar gjoba me individë e subjekte të tilla

Mashtrimi me produktet ushqimore hyn në veprat penale, zëvendësimi i shenjave të sigurisë, që është një tjetër lojë e zhvilluar hyn në veprat penale, dhe duke e adresuar këtë problem kaq jetik e kërcënuar për psikologjinë e vendit në vetëdijen se jo vetëm që nuk bëhet fjalë për të gjitha produktet, por për një pjesë të vogël të tyre, ne përmbushim një angazhim si rezultat i një reflektimi mbi një eksperiencë 30 vjeçare të dështuar”, tha Rama.

Dhunuesit e njerezve ne krye te detyres 

Rama premtoi sot ashpërsim të kodit penal do të ketë dhe për dhunuesit ndaj njerëzve që janë në krye të detyrës.

“Domosdoshmëria për një përgjigje të prerë ligjore mbi dhunën ndaj të zgjedhurve dhe funksionarëve, që nga salla e parlamentit deri në çdo metër katrorë të Shqipërisë, dhunën ndaj punonjësve të policisë që nga kundërshtimi me forcë deri tek prekja me gishtin e vogël të uniformës blu”, tha Rama, duke premtuar po ndeshkim me burg per dhunuesit e bluzave te bardha.

E drejta e autorit 

E drejta e autorit sipas Rames do te garantohet me ligj dhe vjedhesit apo abuzuesit do te ndershkohen me burg.

Mbajtja e armeve

Rama theksoi se “Në lidhje me rendin dhe qetësinë publike ka nevojë për qetësi publike se ankesat e qytetarëve janë bërë më shumë se çerekshekullore lidhur me mosrespektimin e legjislacionit për zhurmat, rrëmujërat. Paketa e re sjell një ashpërsim të dënimeve për mbajtjen e armëve. Armët shpërthyese, lëndët plasëse pa leje të organeve kompetente”.

Bllokimi i rrugeve

“Nuk mundet që ne ta pranojmë si normalitet sportiv bllokimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve. Nuk e pranon askush, s’ka pse e pranon Shqipëria”- tha kryeministri.

Kemi bërë disa ndryshime për mbrojtjen e mjedisit. Legjislacioni nuk ka përfunduar duke u kornizuar në Kodin Penal. Dhe prandaj paketa e re përcakton veprat penale të kryera nga persona fizikë dhe juridikë me dashje apo nga pakujdesia, dhe për një sërë aspektesh të gjithë kuadrit të jetës dhe të mbrojtjes së mjedisit. Mjedisi nuk mund të mbrohet vetëm nga një legjislacion administrativ, prandaj duhet të plotësohet dhe me veprat penale. Është punuar intensivisht nga grupi i përbërë prej drejtuesve të komisioneve përkatëse, ministrave, ekspertëve, por paketa është e hapur për përmirësime jo për lehtësime. Neglizhenca në trajtimin mjekësor, e cila kur rrezikon jetën e personit nuk mund të kalojë sikur s’ka ndodhur asgjë. Ndërsa kur shkakton vdekjen e personit nuk mund të mos i përgjigjet domosdoshmërisë për të penalizuar autorët. Ama nga ana tjetër paketa adreson edhe kërkesën për dekriminalizim të mjekimit të pakujdesshëm në raport me pasojat. Ata që shfrytëzojnë veprat e të tjerëve në mënyrë të paligjshme, duhet të dënohen me burg”, tha Rama.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.