E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama u përgjigjet protestuesve nga Fieri: 100 petritat e Saliut atje te kthesa…
Politikë

Rama u përgjigjet protestuesve nga Fieri: 100 petritat e Saliut atje te kthesa…

Nderkohe qe ne rruge protestohej kunder tij, Kryeministri Rama ka nisur takim “Bashkia qe duam” ne Fier. 

Rama nuk ka lene pa komentuar protesten me te cilen eshte pritur dhe ka ironizuar protestuesit.

“Ata 100 petritat e Saliut atje te kthesa, te cilet perfaqesojne ekzaketisht deshperimin e madh te Saliut dhe cetes se tij plake qe ka mbetur aty ku i takon. Ne kthese jane, ne kthese do mbeten dhe nuk do e marrin dot, persa kohe nuk ndahen nga ata qe ikane marre peng, peng i ka marre koka qe nuk di se ku i con”- tha Rama.

Ai ka kujtuar kohen e cadres se PD-se. “E fillonin mengjesin me himn e mbaronin diten me birra, dhe thoshin nuk ndalim nga cadra po nuk iku ky. Ne i morem ne Qeveri, dolen nga cadra, erdhen ne Qeveri, moren ca deshen. Nuk mbaj mend akoma se ca morën, edhe pastaj iu kujtohet sa beteja janë bërë për KQZ. Morën edhe kryetarin edhe shumicën. Nënshkruaj këtu Lulzim kush fiton qeveris, kush humbet e pranon dhe në gjuhë të huaj nuk i biem më qafë Shqipërisë. I humbën zgjedhjet, u lodh Luli nëpër Shqipëri, e fjeti gjumë gjithë verën, nuk pipëtiu njeri, zgjedhjet e para që Kolegji zgjedhor u pagua pa punë, asnjë ankesë.  7 me zero të gjitha firmat. Tani, prapë nga e para, jo në cadër por rrugëve, kë duan të bëjnë për budalla. I marrin të tërë i fusin në autobusa e vijnë atje, bashkë me ata që u mbyllen lojërat e fatit, po e hedhim njëherë zarin se nuk dihet e ca duan, shmangen qershorit që vjen, c’do bëjë Luani këtu në Fier, ca do thonë më jepni votën ta kthejmë Gjanicën si ishte, ti djegim plehrat këtu ku i kemi, ti bllokojmë prapë kanalet vaditëse”- tha Rama.

Sipas Rames, halli i opozites dhe Bashes eshte tjeterkund. “Ata e dinë vetë që as nuk hahen as nuk treten, ndaj nuk duan të ballafaqohet në zgjedhjet në qershor dhe e dyta kanë një hall tjetër që është ajo e shkreta reformë në drejtësi se po shtrëngohet laku. Dhe disa halle i kanë ia di tërë populli”-tha Rama.

Pa permenduar nuk le as Kryemadhin, teksa e shigjeton per ceshtjen e blerjes se votes dhe eshte pergjigjur per akuzat se po blen deputete e rinj te opozites.

“Po te merrej zoti me zgjedhje Monikes i kishte rene rrufeja dhe larg zotit do kishim mbetur pa doktoreshe, Po pse une ia kapa doren Monikes dhe i thashe sheno emrat e tyre, apo i mbajtja doren Lulit, une Lulin e mbajtja per dore, por nuk i mbajtja doren. Atyre te tjereve u vejn mudnesi te jene ne parlament, te marrin edhe pension, pse do rrine pas Luanit keta me 100 vete ketu”- tha Rama.

***

“Me gjithe gabimet dhe mangesite jane burrat dhe grate pa dallim moshe dhe feje i japin force, kesaj force te madhe te ndryshimt. Atyre qe na ndjekin dhe kane nevoje te binden, u them eshte shume e thjeshte, mjafton te kujtosh se ku ishim dhe te shohesh se ku jemi, atje ku ishim jane ata qe duan te na kthejne pas, ku do te shkojme do te shkojme se bashku dhe me plot te tjere qe do na bashkohen, jam i sigurte per kete”- tha Rama.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.