Rama uron Erdogan për fitoren
Në Turqi ka mbetur vetëm një përqind e votave pa numëruar dhe garën presidenciale në këtë raund të dytë zgjedhjesh e kryeson presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan me 52.07% të votave.
Erdogan shpalli fitoren dhe mbajti një fjalim para qytetarëve, duke hapur festimet.
Pas fjalimit të presidentit turk, një urim për këtë të fundit ka ardhur nga kryeministri Edi Rama.
Me an ëtë një statusi në rrjetet sociale, Rama i uron fitoren Erdogan.
“Urime për fitoren Zoti President”, shkruan shkurtimisht kryeministri, i cili njihet si miku i presidentit turk./ CNA.al

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



