E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama zyrtarisht edhe Ministër i Jashtëm
Politikë

Rama zyrtarisht edhe Ministër i Jashtëm

Në votimin për shkarkimin e Bushatit, ligjvënës socialist që votoi abstenim është Spartak Braho.

Në seancën e sotme, të parën për këtë sesion të ri parlamentar, mazhoranca votoi edhe detyrat e reja të ish-ministrave, të shkarkuar nga Rama.

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahemtaj është votuar në krye të komisionit të Ekonomisë.

Ish-ministri Transporteve dhe Energjetikës Damian Gjiknuri do të jetë pjesë e komisionit të ligjeve. Ish-drejtuesja e ministrisë së Kulturës Mirela Kumbaro do jetë anëtarë e komisionin parlamentar të Integrimit.

Ish-zëvendëskryeministrja Senida Mesi do jetë po ashtu në komisionin e ekonomisë bashkë me Arben Ahmetajn, por si anëtare.

Ish-kryediplomati Ditmir Bushati do jetë pjesë e komisionit parlamentar të politikë së jashtme.

Ndërsa dy ish ministret e tjera, ajo e Arsimit Lindita Nikolla dhe ajo e Kulturës, Mirela Kumbaro do jenë pjesë e komisionit për edukimin dhe informimin publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.