E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ramën nuk e mbajnë nervat/ Shtyn me dorë Spiropalin e i thotë të pushojë (VIDEO)
Politikë

Ramën nuk e mbajnë nervat/ Shtyn me dorë Spiropalin e i thotë të pushojë (VIDEO)

Ramën nuk e mbajnë nervat/ Shtyn me dorë Spiropalin e i

Në seancën e sotme parlamentare u diskutua projektbuxheti i vitit 2022. Nuk munguan debatet e forta teksa kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha merrnin fjalën njëri pas tjetrit.

Një moment pikant që nuk u pa në parlament ishte kur kreu i qeverisë vepron i irrituar duke shtyrë me dorë Elisa Spiropalin.

Kjo ndodhi kur fjalën e kishte kreu i selisë blu dhe hidhte akuza të njëpasnjëshme kundër qeverisë.

Me sa duket me këtë nuk pajtohej Ministrja eShtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Spiropali. Kjo e fundit nga karrigia e saj përpiqej të kundërshtonte Bashën.

Në këtë moment kryeministrin nuk e kanë mbajtur nervat dhe ka shtyrë me dorë Spiropalin për t’i thënë që të pushojë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.