Ramën se mbajnë nervat në debat me Sejaminin: Nuk, nuk, fare…
Kryeministri Edi Rama ka debatuar me analistin Neritan Sejamini për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.
Sejamini e ka pyetur nëse ka dyshuar ndodnjëherë te McGonigal dhe nëse është ndjerë i mashtruar, ndërsa kreu i qeverisë është nxehur dhe i është përgjigjur “dhëmbë për dhëmbë” analistit.
Pjesë nga debati në emisionin e Ylli Rakipit:
Rama: Si nuk përfaqësonte, ore zotëri, si nuk përfaqësonte, ore zotëri, ai është njeri real atje. Fakti që atij i bëhet gjithë ai gjyq për çështjen tjetër, është se ai ishte një nga zyrtarët më të lart të FBI-së, çfarë të dyshoja unë.
Sejamini: Që gjithë aktiviteti i tij ishte privat. Se ai po vinte për interesa private. Se po vinte me persona privatë
Rama: Cilat private? Nuk ka ndarë me mua ai asnjë interes privat po të them. Nuk ka pasur ai, nuk ka thënë ndonjëherë, nuk, nuk, fare.
Sejamini: Kam një pyetje të fundit. Ndiheni i mashtruar që ka ardhur, mund të ketë bërë diçka që ne nuk e dimë akoma, mund të ketë gënjyer për takimet, s’ka treguar?
Rama: Mund të ketë bërë diçka, mund të ketë bërë diçka që ne nuk e dimë akoma, po dhe ti mund të kesh bërë diçka që ne nuk e dimë akoma dhe Ylli do ndihet i mashtruar nesër nëse del diçka që Ylli nuk e di akoma. Ç’a pyetjesh janë këto.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



