Raporti BE- Qeveri shqiptare : “You play my farse, I play my game.”

Progres Raporti 2018
“… Shqiptarët nuk i besojnë më as [burokratëve të] BE dhe aq më pak Qeverive të tyre. Ata nisen me çdo formë e mënyrë drejt [vendeve të] BE për të marrë personalisht qytetarinë e tyre europiane, atë qytetari që BE nuk ja njeh Qeverive që e sundojnë me rradhë Shqipërinë, dhe që Qeveritë e dinë se nuk e meritojnë, por thjesht shpresojnë se mund ta marrin qyl, pavarësisht varfërimit dhe shkretimit të vendit në favor të vetëm pak sulltanëve të rinj.
Në fund, ky proces radiografik [i njohur ndryshe si Raporti Vjetor i Progresit] mes Komisionit të BE dhe Qeverive Shqiptare vijon të kumbojë boshllëk – ai i ngjan një vargu kënge të John Bon Jovit: “You play my farse, I play my game.”

Nuk e di nëse kjo këngë do mbarojë ndonjëherë, por jam i sigurt se kur shumica absolute e Shqiptarëve do jenë bërë qytetarë të [nënshtetas të vendeve të] BE-se me metodat e veta personale, vendi i tyre – Shqipëria ende nuk do ketë arritur të hyjë në BE. (para pak ditësh mësuam se edhe 65 mijë shqiptarë të tjerë u ishin shtuar numrit të madh të atyre shqiptarëve që janë pajisur me pasaporta të vendeve të BE gjatë këtyre 27 vjetëve)
Sepse koha po e demonstron se vendet e BE nuk e kanë problem të pranojnë në gjirin e tyre shqiptarët, por e kanë problem të pranojnë në BE qeveritë e shqiptarëve.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



